Logo

1. Njohje me ndryshimet shoqërore në Shqipëri

Pas ’90 struktura demografike në Shqipëri ndryshoi dhe gjatë këtyre viteve, shumë njerëz nga zonat rurale u zhvendosën në zonat urbane ose nënurbane(gje fjale tjeter) dhe shumë Shqiptarë(shumica e tyre focë punëtore) emigruan në shtete të huaja si: Itali, Greqi, Gjermani, SHBA etj. Dhe vitin e fundit, prej krizës së Eurozonës, ka pasur levizje të mëdha të Shqiptarëve që janë kthyer në mëmëdheun e tyre.

Ky projekt biznesi social do të implementohet në njësinë administrative Petrelë, Mullet(rruga kombëtare Tiranë-Elbasan) si një nevojë për punësim dhe përmirësim të situatës shoqërore dhe ekonomike në komunitetin e njësisë administative Petrelë, Mullet prej numrit të lartë të papunësisë midis grave dhe vajzave në zonën e Petrelës, Mullet dhe për të maksimizuar impaktin shoqëror dhe ekonomik në këtë zonë.

Punësimi i grave dhe vajzave në njësinë administrative Petrelë, Mullet është një biznes social që përfshin gratë dhe vajzat. Ky biznes social do të arrijë objektivin e tij social të punësojë femra dhe vajza në zonën e Mulletit dhe në të njëjtën kohë do të mbulojë të gjithë kostot dhe do të ketë një impakt social prej model të tij të të ardhurave. Suksesi i këtij biznesit nuk matet nga fitimi nga kompania në një sasi kohe por nga impakti social, por prej impaktit në gra dhe vajza, në familjet e tyre dhe rini në njësinë administrative Petrelë, Mullet. Investimet në këtë biznes social mbështesin përmbushjen e këtij qëllimi shoqëror si përmirësimi i jetës i grave dhe vajzave në njësinë administrative Petrelë, Mullet. Punësimi i grave dhe vajzave në industrinë e veshjeve është një nevojshmëri për përmirësimin e jetës së tyre dhe një biznes social do të krijohet për të zgjidhur këto problem si papunësia dhe në të njëjtën kohë do të uli problemet shoqërore dhe ekonomike në njësinë administrative në Petrelë, Mullet.

2. Përshkrimi i biznesit

Koncepti i biznesit social

Qëllimi kryesor i këtij biznesit social nuk është fitimi por përfshirja e vazhdueshme në punësim dhe në aktivitet shoqërore ose aktivitete të tjera që kanë qëllim punësimin e grave dhe vajzave. Pasuritë dhe fitimiet përdoren për aktivitete të biznesit social. Gjithashtu, biznesi social ofron aktivitete për përfitimin e punojësve të tij dhe komunitetit.

Biznesi social: Punësimi i grave dhe vajzave në industrinë e veshjeve në njësinë administrative Petrelë, Mullet ka si qëllim punësimin në një periudhë të shkurtër kohore(deri në fund të vitit 2017) 150 gra dhe vajza në periudhën afatmesme do të punësohen rreth 200 gra dhe vajza(për 2-3 vite) në njësinë administrative Petrelë, Mullet në kopmaninë fasone e cila do të prodhojë T-Shirt, Polo, pantallona dhe veshje punëtorësh kryesisht për klientet e tij të huaj por dhe për tregun vendas.

Objektivat e këtij biznesit janë:

Objektivat e mësipërm adresojnë të dyja anët – biznesi dhe shoqëror – të kësaj ndërmarrje dhe mund të ndahen në dy kategori: objektivat e impakti shoqëror dhe objektivat financiar.

Pavarësisht nga tipi, objektivat e këtij biznesi social janë SMART:

3. Skuadra e menaxhimit

- Si është strukturuar skuadra e menaxhimit?

- Kush janë anëtarët kryesorë të skuadrës së menaxhimit?

Zoti Gjergji Gjika, kryetari i Fasonëve të Shqipërisë, është një inxhinier me eksperiencë. Ai është diplomuar si një inxhinier mekanik në 1987 në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe ka marrë disa specializime. Gjithashtu ai ka një diplomë masteri në Marketing për Platformën e Qepjes Industriale, Kaiserslautern, Gjermani. Ai flet qartësisht Anglisht dhe Italisht.

Objekti i veprimtarise ekonomike të subjektit CityTex shpk

Objekti i aktivitetit ekonomik te Shoqerise eshte prodhimi, perfshire me material porosites (te tipit fason), perpunimi, marketingu dhe shitja produkteve te veshmbathjes dhe sherbimeve te lidhura me to, perfshire importin dhe eksportin e ketyre produkteve, si dhe te gjitha aktiviteteve qe kane te bejne me ose plotesojne, direkt apo indirekt, aktivitetin e mesiperm. Shoqeria mund te bashkepunoje dhe/ose te perfitoje, direkt apo indirekt, pjesemarrje ne shoqeri, ndermarrje, agjenci dhe sipermarrje te tjera, te cilat mund te kene nje objekt aktiviteti te ndryshem. Shoqeria do te operoje si nje "biznes social" ne perputhje me parimet dhe praktikat e biznesit social te ercaktuara nga Fondacioni Yunus Social Business Fund Albania dhe nga shoqerite/subjektet e hura "Yunus", ne vecanti: Shoqeria do te veproje ne baze te nje misioni social dhe ne menyre vetefinancuese, ku asnje prej fitimeve te Shoqerise nuk do te perdoret per perfitimin personal te ortakeve te saj, porse per realizimin e benefiteve sociale te metejshme; ndersa investimi fillestar mund t'u rikthehet ortakeve apo investitoreve per nevojat e tyre financiare, gdo e ardhur tjeter tej vleres nominale te investimit do te mbahet nga Shoqeria, do te investohet ne Shoqeri ose do te ri-investohet ne biznese te tjera sociale; Shoqeria dhe ortaket e saj nuk mund te autorizojne marrjen ose ekzekutimin e vendimeve te cilat, sipas nje parashikimi te arsyeshem, bien ne kundershtim me parimet dhe praktiken e biznesit social, sikurse percaktuar ne kete Nen 4.3. Misioni social i Shoqerise eshte te siguroje rritjen e punesimit te femrave dhe te te ardhurave te familjeve rurale dhe periurbane ne Shqiperi, si dhe promovimin e kushteve te mira te punes dhe trajtimin e mire te punonjesve ne industrine e veshmbathjeve ne Shqiperi. Gjithashtu, per te realizuar objektin e saj, Shoqeria mund te kryeje cdo lloj transaksioni lidhur me shitblerjen e pasurive te luajtshme e te paluajtshme, si edhe cdo aktivitet tregtar, financiar, qeraje apo hipotekimi qe i vlereson te dobishme apo te nevojshme per arritjen e qellimeve te saj me kusht qe aktivitetet e mesiperme te mos jene ne kundershtim me objektin e Shoqerise.