City Tex

Biznes social

Kompania CityTex, biznesi i pare social ne industrine e veshjeve ne Shqiperi dhe rajon, siguron punesim te qendrueshem te shtresave te marxhinalizuara dhe disavantazhuara(kryesisht grate dhe vajzat) duke ofruar paga mbi mesataren e tregut dhe kushte shume te mira pune, te cilat do te rrisin ne menyre te kenaqshme cilesine e jetes per shume familje. Gjithashtu ky biznes social ofron trajnim ne pune dhe promovon praktikat e mira per industrine lokale te veshjeve dhe mbeshtet autoritetet vendore ne zbutjen e nivelit te papunesise dhe te varferise ne zonat perreth.

Ambjenti

Kompania CityTex ShPK e ushtron aktivitetin e saj ne nje ambjent prej 1200 meter katror ku perfshien reparti i prerjes, reparti i qepjes, kontrolli dhe paketimi, magazina, mensa, si dhe zyrat e kompanise.
E gjithe infrastuktura ne te cilen ushtron aktivitetin kompani CityTex ShPK eshte ndertim i vitit te fundit dhe bazohet ne nje planimetri dhe hapesire moderne.

Teknologji e larte

Cilesia jone e prodhimit bazohet ne teknologjine moderne qe ne perdorim per prodhimin e konfeksioneve, ne perputhje te plote me kerkesat e klienteve, me nje organizim eficent te rrjedhes se punes e kombinuar me nje staf te specializuar dhe te motivuar.
Ne kompanine tone kemi te instaluar emrat me te njohur te teknologjise ne industrine e veshjeve sic jane: Juki(Japoni), Kansai(Japoni), Typical(Gjermani), Mayer Unitas(Gjermani), Battistella(Itali), Zoje(Kine).

Produktet

Teknologjia e instaluar na jep mundesine te prodhojme nje game te gjere produktesh kryesisht uniforma ushtarake, uniforma dhe rroba pune, pantallona, Polo, T-Shirt etj. me nje cilesi te larte dhe konform te gjithe specifikave te klienteve dhe produktit.
Stafi yne drejtues eshte plotesisht i angazhuar ne funksion te cilesise me te larte te prodhimit.

Logo

Kompania jone

HISTORIK I SHKURTER I KOMPANISE CITYTEX SHPK

E themeluar ne Prill te vitit 2016, kompania Citytex shpk, eshte e fokusuar ne prodhimin e veshjeve uniforma ushtarake, uniforma dhe rroba pune, pantallona, Polo, T-Shirt. Vendndodhja e kompanise eshte ne qytetin e Tiranes dhe e ushtron aktivitetin e saj ne nje ambjent me siperfaqe totale 1,200 m2.

Aktualisht kompania po prodhon uniforma ushtarake per kliente europiane. Kjo kompani ka te punesuar rreth 90 punonjes dhe rreth 120 makina qepese te reja te markave te njohura si Juki, Typical, Kansai, Mayer Unitas sipas specifikave te ndryshme: lineare, 2 gjiperesh, syzator 3,4 dhe 5 fijesh, kollareto, travete, makine per qemerin, per vrimat, per kopsat.

Gjithashtu kompania ka te instaluar impiantin e hekurosjes me pajisje te markes se njohur Battistella dhe Malkan si dhe po instalon aktualisht sistemin e prerjes se lendes se pare ku perfshihet tavolina e prerjes 16m se bashku me sharrat dhe aksesoret perkates.

Po keshtu kompania Citytex shpk disponon makina te vendosjes se percinave, te ganxhave, makine per ylyqet etj.

Tipologjia e produkteve

Kontakt

Email: gjergji.gjika@yahoo.com

Zyra: + 355 68 60 49 699

Adresa: Rruga Dytesore Tirane-Elbasan,
Njesia Administrative Petrele,
1034 Mullet - Tirana, ALBANIA

Copyright © Your Website 2018